INTERVISTA JONË: Presim rezultate dhe suksese më të mëdha

+100%-

Komuniteti shqiptar që jeton në këtë pjesë është një komb i lashtë në këtë rajon. Megjithatë, Këshilli Kombëtar i pakicës kombëtare shqiptare u krijua vetëm në vitin 2010, në një kohë kur shumica e këshillave kombëtare tani më kishin të zhvilluar fushën e tyre të veprimtarisë. Meqenëse krijimi i Këshillit Kombëtar kontribuoi në zhvillimin e pakicës shqiptare, si dhe për tema të tjera kemi diskuruar me kryetarin e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve, Shukri Imerin.

 

Për tia sjellë publikut më afër një komunitet të caktuar kombëtar, bisedën e fillojmë tradicionalisht duke e paraqitur atë. A mund të na thoni kur shqiptarët filluan ti banojnë këto zona dhe çfarë është specifikë e kësaj bashkësie?

 

Shqiptarët si pasardhes te ilireve jane populli më I vjeter ne kete rajon, neve kemi argumente shkencore se qe nga shekulli 4 para eres se re keto treva kane qene te banuara nga ana e dardanve (Kacipupi-varrezat e luftetarve dardan, besa ne disa libra permendet edhe qyteti I Domestianit por I cili ende nuk eshte zbuluar)

 

Poashtu kisha e Rahovicës daton që nga shekulli 11 dhe per te shkruan nje shkrimtar serb,pastaj kalaja e Preshevës, kalaja në fshatin Bushtran dhe shumë e shumë vende të pahulumtuara ose të ndaluara për hulumtim nga organet e caktuara.

 

E veçanta e bashkësisë shqiptare në Luginë të Preshevës është se në aspektin shkencore ne jemi popull e jo pakice kombetare, këtë e dëshmon numri I popullsisë, territori I caktuar , martesat që I kryejmë mes vete dhe pasardhësit tanë, gjuha , tradita etj.. Por se ne realisht në Serbi njihemi si një bashkësi shqipëtare fajin e ka politika dhe pazarllëqet globale dhe mosmarrveshjet mes popujve të rajonit në tëcilin jetojmë.

 

Pakica kombëtare shqiptare për herë të parë mori pjesë në zgjedhjet e këshillit kombëtar në vitin 2010. Si ka ndikuar formimi i Këshillit në pozitën e pakicës shqiptare? A kanë rrjedhur gjerat sipas parashikimeve?

 

Dihet botërisht se pakica shqiptare në Luginë të Preshevës ka pasur sfida të mëdha me pushtetet e mëhershme e sidomos gjatë regjimit të Millosheviqit, andaj nuk e ka pasur të lehtë të kyqet menjëher në formimin e këtij Këshilli, Ishte viti 2010 kur për here të pare shqiptarët votuan dhe formuan Këshillin Kombëtar Shqiptar.

 

Formimi I Këshillit mund të themi se ka mobilizuar më shumë politikën e kësaj ane, problemet tona po kemi mundësi ti parashtrojmë në nivele të ndryshme si shtetërore ashtu edhe kombëtare dhe ndërkombëtare ,por se a jemi të knaqur me rrjedhshmërinë e tij dhe me parashikimet tona lirisht mund të them JO.

 

Për shkak të rrethanave që ndodhën në fillim të këtij viti, ju aktualisht kryeni detyren si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Cilat janë pritjet tuaja për zgjedhjet e ardhshme për këshillat kombëtare, apo në cilat fusha, për të cilat Këshilli ka kompetenca, ju presni progres më të madh?

 

Po, për arsye botërisht të njohura në fillim të këtij viti unë u zgjodha kryetar I Këshillit Kombëtar Shqiptar , pritjet e mia për zgjedhjet e reja të radhës për këtë organ janë se shpresojmë thellë që do të votojmë për 29 anëtar e jo për 15 siq I kemi sot, ndërsa sa I përket pritshmërive dhe sukseseve në fushat ku Këshilli ka kompetenca progresin më të madh e presim në fushën e arsimit dhe të informimit, arsyeja është se faktori ndërkombëtar iu ka qasë më seriozisht kësaj çështjeje dhe se bën trysni në dyja palët dmth.tek ne dhe në qeveri gjegjësisht në ministrit përkatëse me theks të vacant në ministrinë e arsimit.

 

Intervju možete pogledati i u okviru naše emisije Hronika nacionalnih manjina.

Kategorije: Albanska zajednica